Afër kryqëzimit dhe me fushëpamje të kufizuar, momenti kur makina bën parakalim të gabuar në Elbasan

Parakalimet e gabuara janë një prej shkaktarëve të aksidenteve rrugore që shpesh kanë sjellë dhe fatalitete. Por pavarësisht rrezikut shoferët duket se nuk zënë mend.

Sot në Elbasan është filmuar një makinë teksa kryete parakalim të gabuar afër kryqëzimit dhe me fushëpamje të kufizuar. Policia ka identifikuar drejtuesin e makinës dhe e ka gjobitur.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit dhe në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në unazën e qytetit Elbasan, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. S., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 16, të Kodit Rrugor”, njofton policia.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 03/04/2024 05:09

    Po tqujet ky parakalim i gabuar ne ne shkoder na i marin tanve patentat. Hajde polic hajde nvend qe me vu gjobe gjith atyre qe bllokojn krahun e majt te rruges merren me tjetrin kot gjoja parakalim nkrah tkundert. Qa faji ka ky.zhoferat detyrohen te ecin ne krahun e majt te karregjates se nuk jeni te zotetju ta mbani rrugen paster nga parkimet e dyfishta edhe se njerzit skan faj skan ku ti parkojn makinat e kshu detyrohemi te parakalojme ne krahun e ku kundert. Ktu do funksjononte mire sistemi drejtimit anglez????????

    Përgjigju
  • Erald: 02/04/2024 06:52

    E ku ishte rreziku aty?! Ca parakalimi po thoni, ai thjesht futi makinen ne kanal jashte karrexhates nga krahu i vet.

    Përgjigju
  • Rei e: 02/04/2024 06:44

    Policia duhet te filloi te bej gjen me te llogjikshme ne bot, te gjobis ato qe ne orare kritike hecin nen limitin minimal te lejuar qe si pasoj krijojn trafik dhe acarimin e te tjereve qe ne shum raste hyn ne parakalime te rrezikshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre