Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, uroi mësuesit për festën e 7 Marsit, nga kantieri i ndërtimit të shkollës Hasan Vogli në Tiranë.
Ahmetaj thotë se janë 160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, të cilat sipas tij janë një shprehje e posaçme e mirënjohjes për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi.
"Gëzuar 7-marsin, nga një tjetër kantier shkolle, që në shtator do të ketë rilindur më e madhe, më e bukur, më e fortë! Shkolla 9-vjeçare Hasan Vogli në Tiranë, po rindërtohet ditë pas dite, me kapacitete të shtuara nga vetëm 6 klasa më parë, në 20 të tilla sot, me laboratorë, palestër, ambiente për 600 nxënës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurocode 8! 160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, që kanë rilindur e do të rilindin më të mira, më të bukura, më të forta, janë një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes tonë për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi", shkruan Ahmetaj.
Lajmi kryesor: