SPANJË - Momente të frikshme këtë të diel në pistën 'Montmelo' gjatë Çmimit të Madh të Katalonjës në MotoGP. Gara u ndal me flamurin e kuq për shkak të një aksidenti të tmerrshëm ku u përfshinë Alex Marquez, Pedro Acosta dhe Fabio Di Giannantonio.

Acosta, duke ngarë KTM-në e tij, pësoi një defekt të papritur mekanik në pistën kryesore, Marquez, i cili po e ndiqte me shpejtësi të lartë, nuk arriti ta shmangte duke e goditur fort nga pas. Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme, me Ducatin që pasi bëri disa rrotullime, 'flaku' Marquezin dhe coptua.

Përgjesgjësit e garës njoftuan menjëherë se Alex Marquez, i cili mbeti në tokë pas përplasjes së tmerrshme, është i vetëdijshëm. Çiklisti spanjoll u trajtua menjëherë nga mjekët në pistë, teksa një helikopter mbërriti për ta dërguar në spital. Çiklisti spanjoll po i nënshtrohet analizave dhe është i vetëdijshëm.

Ajo çka mbeti nga përplasja

Fabio Di Giannantonio u përfshi gjithashtu në aksidentin e dhunshëm, sportisti italian arriti të kthehej vetë në dhomën e ekipit, por u ankua për dhimbje të forta në krah. Edhe Di Giannantonio do të dërgohet në qendrën mjekësore për kontrolle të mëtejshme, ndërsa pista u pastrua nga mbeturinat dhe gara rinisi pas një ndërprerje të gjatë.