Tre të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura paraditen e së enjtes në rrugët e Qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 9 e 30 minuta në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabë, ku një automjet tip ‘Audi’ u përplas me një kamper në të cilin udhëtonin një çift turistësh gjerman.
Nga aksidenti mbeten të plagosura dy vajza të cilët me lëviznin me autoveturën ‘Audi’. Ato u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha njëra prej të cilave në gjendje më të rëndë për shkak të frakturave të marra në disa pjesë të trupit.
Pak minuta më vonë një tjetër aksident u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes "Sakë". Një motoçikletë në të cilën lëvizte një 31-vjeçar u përplas nga një automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes.
Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës Marsido Pali, i cili u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pas marrjes së ndihmës së para mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e automjetit që përplasi motoçikletën si dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre dy aksidenteve.
Në harkun kohor të dy ditëve në rrugët e qarkut të Lezhës kanë ndodhur 5 aksidente, me një bilanc të frikshëm 1 e vdekur dhe 8 persona të plagosur.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në prag të festave të fundvitit, larmi aktivitetesh në Lezhë! Nxënësit e shkollave protagonistë
24 Dhjetor, 12:58
-
Përshtatën stanin për kultivimin e kanabisit, Gjykata e Lezhës dënon me 17 vite burg 3 persona! Mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS
24 Dhjetor, 09:56
-
Kampion bote në IBO, Lezha shpall 'Qytetar Nderi' Jurgen Uldedajn! Boksieri: Në vijim do iu bëj edhe më shumë krenarë
23 Dhjetor, 15:22
-
Lezhë/ Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë! Arrest në burg për ish-kreun e ASHK, Gentian Malotajn
23 Dhjetor, 09:14
-
Lezhë/ Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, pranga 30-vjeçarit
22 Dhjetor, 14:51
-
Lezhë/ Qytetari hedh thesin me mbeturina në anë të rrugës, kryebashkiaku Ndreu: Turp (VIDEO)
22 Dhjetor, 09:58
-
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 2 të plagosur! Njëra nga automjetet përfundon në parcelë (VIDEO)
21 Dhjetor, 15:22
-
Në prag të festave të fundvitit, tregu i Lezhës i boshatisur! Shkak rritja e çmimeve
21 Dhjetor, 14:49
-
Qarkullonte me armë dhe municione luftarake në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë
21 Dhjetor, 09:05
-
Berisha nga Kurbini: Balluku 300 apartamente dhe dy jahte me paratë e vjedhura! Rama është armik i shqiptarëve, me të s'ka zgjedhje të lira
20 Dhjetor, 18:35
-
Transformimi i Kishës së Laçit, besimtarët në protestë! Këshilli i territorit s’ka dhënë ende lejen për projektin
20 Dhjetor, 17:14
-
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, 200 prej tyre pjesë e programit kombëtar për restaurim dhe zhvillim turistik
20 Dhjetor, 10:45