VIDEO/ Shkoi në vendngjarje për një aksident, përplaset efektivja e Rrugores në Vorë, një tjetër mjet e mori përpara! Në 2021 u aksidentua nga kamioni (EMRI)

TIRANË- Një efektive e policisë së Qarkullimit Rrugor mbeti e plagosur paraditen e sotme, (9 gusht 2023) pasi është përplasur nga një makinë. Aksidenti u shënua në Vorë rreth orës 10:30 minuta.

Efektivja Arta Shurbi kishte shkuar në Vorë pasi ishte raportuar për një aksident të dy makinave në afërsi të një pike karburanti. Policja është përplasur teksa ka qenë në vendngjarje, ku një mjet tjetër ka ardhur dhe e ka marrë përpara. Detajet i dha ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili vizitoi efektiven në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

“Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” informoi sot policia e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Balla u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se synimi i policisë nuk është që të vendosë gjoba, por që të ndërgjegjësojë shoferët.

“Apeli është ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe gjithë parashikimet që ka kodi rrugor. Jemi aty jo për të vënë gjoba por për të ndërgjegjësuar ata që janë në timon”, tha Balla.

Kjo nuk është hera e parë që efektivja ka mbetur e plagosur teksa ka qenë në shërbim. Në vitin 2021 ajo u përplas tek Kthesa e Kamzës nga një kamion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Balla viziton efektiven që u përplas në Vorë: Ishte në vendngjarje se ndodhi një aksident, një tjetër mjet erdhi dhe e mori para! Udhëtoni me kujdes

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar efektiven e policisë Arta Shurbi e cila u përplas ditën e sotme nga një makinë në Vlorë. Ministri tha detaje nga aksidenti, duke thënë se policja Shurbi kishte shkuar në vendngjarje pasi kishte ndodhur një aksident dhe më pas një tjetër makinë ka ardhur dhe e ka marrë përpara efektiven. Ministri kishte një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se synimi i policisë nuk është që të vendosë gjoba, por që të ndërgjegjësojë shoferët.

“Suksesi i misionit tim në krye të kësaj ministrie varet nga përkujdesja e të gjithë punonjësve të policisë. Do jem gjithmonë duke u kujdesur për secilin nga anëtarët e policisë së shtetit për të garantuar trajtim dhe mbështetje për secilin. Ka qenë rast aksidental, ajo ka mbërritur aty pasi ka ndodhur një aksident dhe më pas ka ardhur një automjet tjetër që e ka plagosur. Ajo që dua ti bëj një apel publikut, kemi nevojë edhe për mbështetjen tuaj. Apeli është ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe gjithë parashikimet që ka kodi rrugor. Jemi aty jo për të vënë gjoba por për të ndërgjegjësuar ata që janë në timon”, tha Balla.

 

Ora 11:09
Aksidenti në Vorë, ja kush është policja e qarkullimit rrugor që u lëndua! U përplas nga një kamion edhe në 2021

1691572172_arta.jpg

Kjo është Arta Shurbi, policja e qarkullimit rrugor e cila mbeti e plagosur në saj të një aksidenti në Vorë.

Ky është incidenti i dytë që i ndodh efektives. Në vitin 2021 ajo është përplasur nga një kamion në zonën e mbikalimit të Kamzës nga një kamion teksa ishte në shërbim. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Name: 09/08/2023 22:25

    Police arrogante dhe jo profesioniste. Jeta keshtu eshte zonja police, çte besh do te bejne. Here tjeter ji me e kujdesshme kur ofendon padrejtesisht shoferet

    Përgjigju
  • Agron: 09/08/2023 18:40

    Na kenaqe o balle 7/8 here ne dite ne tv,leje drejtorin e pergjithshem te shkoje ne zyre te firmose ndonje leter si psh pezullime te policeve qe nuk merren me hashash apo gjobvenie.(na jeni bere fytyra te shpifura si se merrni vesh, thjesht beni punen per te cilen merrni rrogen se nuk jeni rrok star qe rrini gjith diten ne tv ,boll reklamuat veten kot me kot).

    Përgjigju
  • Shoferi: 09/08/2023 18:22

    Te shkuara polices,por bejuni instruktazh si lokalizohet nje vendngjarje ne aksident apo postbllok.

    Përgjigju
  • Edrama: 09/08/2023 17:57

    Normale rrine tu u mshef ferrave me marr nej 10 mij leksh

    Përgjigju
  • Altini: 09/08/2023 15:07

    Prap ne pune kjo xhepistja ha ha ha. Pak e ka

    Përgjigju
  • Sme vjen keq: 09/08/2023 14:31

    Dilni postoblloqe vend pa vend a thu se jeni te veshur me hekur

    Përgjigju
  • Luli: 09/08/2023 13:30

    Po' normale te besh postobllok pas kthese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri