Lezhe- Dy persona humbën jetën, pasi zetori me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal.

Shqiptarja.com siguroi videon e aksidentit të rëndë që ndodhi më 10 prill 2024 në Fushe-Kuqe të Kurbinit. Viktimat janë Ismajl Ismaili drejtues i mjetit bujqësor 60-vjeç banues në Fushe-Kuqe dhe Gjin Muhaj 21-vjeç banues në Mirditë.

Nga video duket momenti kur traktori del nga rrugica ku kishte shtëpinë 60 vjeçari dhe merr për në të majtë, në rrugën kryesore. Nuk dihet çfarë ka ndodhur por duket se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi traktori del nga rruga rrokulliset dhe bie në kanal mu afër urës së këmbësorëve.

Shoferi dhe pasagjeri gjetën vdekjen e menjëhershme, pasi u zunë poshte nga zetori i cili u përmbys në kanalin me ujë.

Kane qenë banor të zonës të cilët tentuan ti japin ndihmën e parë dy përsonave, por ata u gjeten në kanal pa shenja jete. Banorët thanë se Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç po shkonte të punonte tokën kur ka ndodhur aksidenti dhe 21 vjeçarin e kishte punësuar si punëtor.