Dy shkolla në Flanders në Belgjikë, një supermarket, një bllok banesash dhe një shkollë në Wallonia u evakuuan pas një kërcënimi me bombë. Në Flanders, studentët u dërguan në një qendër sportive, raportuan mediat belge, me policinë që vuri në dukje se ekspertët ishin në terren, si dhe një qen i trajnuar për të zbuluar eksplozivët.
Rikujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Bruksel ku fatkeqësisht humbën jetën dy tifozë të Suedisë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024.
Ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit ku një person hapi zjarr, duke vrare dy dhe duke plagosur disa të tjerë, mes të cilëve një shok i dy viktimave.