Në "Brianteo" Monza nuk mundi të merrte pikë në shtëpi dhe u përmbys 1-2 nga Cagliari. Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë me golin e Caprari nga pika e bardhë e penalltisë. Brenda pjesës së parë sardët vendosën ekuilibrat me Zortea, para se Piccoli në minutën e 56-të të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për miqtë. Në këtë duel Monza luajti për më shumë se 27 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të D'Ambrosio. Ndërkohë për miqtë portieri i Kombëtares, Alen Sherri qëndroi në stol te Cagliari.