Në internet është publikuar traileri i filmit Pit Stop Mafia, i cili flet për trajton realitetin e ditëve të sotme me hmor dhe sarkazëm. Në film ka përmbajtje të skenave të dhunës dhe seksit ndërsa realizimi i tij e ka bërë regjizori i njohur Fatmir Koçi. Filmi pritet të dalë në kinematë e kryeqytetit në datën 12 Maj.
 
Në film interpretojnë aktorë profesionistë dhe të njohur si Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati, Gëzim Meta, Emi Canaj, Samuel Vargu, Erand Hoxha etj.