Arsenal ka fituar me rezultatin e pastër 3:0 derbin përballë Chelsea. Në javën 6-të të Premier League, djemtë e Arsene Wenger triumfuan lehtësisht përballë ekipit të Antonio Contes.
 
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 11' të takimit nga sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, pas një gabimi në mbrojtjen e bluve nga Cahill.
 
Goli i dytë do të vinte vetëm pas 3 minutash, kur Theo Ëalcott do të dyfishonte rezultatin, pas një kombinimi perfekt të topçinjve në zonën e rreptësisë.
 
Edhe goli i tretë do të ishte një aksion spektakolar i Mesul Ozil, i cili çon në rrjetë një top të marrë nga gjysmëfusha. Në pasimin final, Ozil u shërbye nga Sanchez, duke i çuar shifrat në tre me zero në minutën e 41'. Rezultati 3:0 mbetet i pandryshuar deri në fundin e takimit.