Premier League në Angli mbylli të diel raundin e 27-të. Në përballjet e djeshme, Arsenali fitoi 0-3 derbin e Londrës me Fulham. "Topçinjtë" me këto tri pikë shkojnë në +5 pikë nga Manchester City ndjekës. Në përballjet e tjera, Ëest Ham barazoi 1-1 me Aston Villan, ndërsa Neëcastle fitoi 2-1 me Ëolves. Përballja mes Manchester United dhe Southampton përfundoi pa gola, me Casemiro që doli nga fusha me karton të kuq për "Djajtë" në minutën e 34 për një ndërhyrje të gabuar.
Në "Craven Cottage" në Londër, Fulhami humbi 0-3 në shtëpi me Arsenalin. "Topçinjtë" e Artetas nuk e diskutuan fitoren, duke thelluar në pesë pikë kryesimin e Premier League. Për Arsenalin golat u shënuan nga Gabriel në minutën e 21, Martinelli në të 26 dhe Odegaard në të 45+2 minutë. Me 66 pikë Arsenali kryeson renditjen e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës.
Në vendin e tretë Manchester United me 50 pikë, teksa Tottenham me 48 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Neëcastle në të pestin me 44 pikë.
VIDEO:
Renditja: