Në Bergamo, vendasit e Atalantës fituan 2-0 kundër Torinos. Berat Gjimshiti në këtë duel luajti vetëm 44 minuta pasi u zëvendësua me Hien për shkak të një dëmtimi. Atalanta kaloi në epërsi pas 13 minutash lojë me golin e De Ketelaere, ndërsa sfida gjatë gjithë 90 minutave ishte me raste dhe e hapur. Duhej Pasalic në shtesën e pestë të ndeshjes që të "vuloste" tri pikët e vendasve me golin e dytë. Për miqtë Ardian Ismajli luajti 90 minuta të plota dhe u vlerësua me notën 7, ndërsa Kristjan Asllani qëndroi në stol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?