1769355754_alexandersorloth.JPG

Në "Metropolitano", Atletico Madridi nuk u kursye kundër Mallorcas duke fituar 3-0. Për miqtë në hije qëndroi Vedat Muriqi, teksa Marash Kumbulla nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi. Djemtë e Diego Simeones kaluan në epërsi pas 22 minutave lojë me golin e 'gjigantit' Alexander Sorloth, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë autogoli i David Lopez në minutën e 75-të bëri që vendasit të gjenin golin e qetësisë. Tre minuta para fundit ishte Thiago Almada që shënoi golin e tretë. Me 44 pikë Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë në La Liga, ndërsa Mallorca me 21 pikë rrezikon mbijetesën.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Barça fiton kundër Oviedos dhe rigjen kreun e La Ligas! Atletico Madridi 'blindon' vendin e tretë, Mallorca rrezikon qëndrimin në elitë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 21:48

    A duhet qeveria t’i druhet protestave të opozitës?