Ajo që kanë lënë pas përmbytjet në autostradën Durrës-Tiranë është njësoj si një situatë lufte. Makinat e bllokuara për shkak të nivelit të ujit nga përmbytjet mbrëmjen e kaluar, janë shkatërruar plotësisht.
Report Tv pa nga afër kaosin e krijuar në autostradë vetëm pak orë më parë. Gazetari Driçim Çaka tha se mjaft nga automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak se janë zhvendosur nga rrjedha e ujit gjatë natës niveli i të cilit arriti deri në 1.5 m.
Automjetet janë me xhama të ulur çka tregon se dyert e tyre janë bllokuar nga niveli i ujit dhe pasagjerët kanë dalë nga dritaret. Mes automjeteve të dala jashtë përdorimit ka edhe makina luksoze. FA ndërhynë me gomone natën e kaluar për të evakuuar qytetarët e bllokuar pranë Vorës. Ndërkohë edhe autostrada është e dëmtuar në një gjatësi prej 350 m, ndërsa në një pjesë të saj është hapur një gropë e madhe.
[gallery]24974[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO