Seanca e sotme plenare ka rrjedhur e qetë dhe pa ndonjë përplasje të dhunshme, një zhvillim pothuajse i pazakontë për standardet e Kuvendit. Ndoshta edhe sepse Flamur Noka mungon, i përjashtuar pas kërcënimeve ndaj Taulant Ballës një javë më parë.

Megjithatë, qetësia nuk ka qenë sinonim i seriozitetit. Seancës nuk i kanë munguar momentet pikante si ky më poshtë ku kamerat e Kuvendit kanë kapur 'mat' deputetin e PD, Klevis Balliu, duke i kërkuar ChatGPT t’i shkruajë fjalimin.

Siç shihet nga pamjet, me një lëvizje instinktive, ai përpiqet të ulë paksa ekranin e laptop-it në tentativë për të fshehur 'autorin' e vërtetë të fjalimit që do mbajë pak çaste më vonë në podium./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?