Roma e mbylli sezonin 2018-2019 në vendin e gjashtë dhe vitit e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Champions League, ku sezonet e fundit ka patur një ecuri pozitive. Gjithsesi pavarësisht këtij fakti trajneri i Romës Claudio Ranieri është një person shumë i dëshiruar nga tifozët e Romës.
Këtë e vërtetoi më së miri takimi i së dielës kundër Parmës që ishte edhe i fundit për këtë sezon në “Seria A”. Duke patur parasysh faktin që Rannieri mori drejtimin e verdhekuqve 8 ditë pas shkarkimit nga Fulham dhe mënjeherë pas largimit të Eusebio De Francesco, tifozët e Romës në një banderolë gjigande kishin shkruar:
“Në një moment kur nevojiteshe t’i iu përgjigje telefonatës. Tani shijo mirënjohjen e njerëzve të tu.”
Teksa tifozët në stadium po thërrisnin edhe emrin e tij Ranieri nuk u përmbajt dhe filloi të qante, duke mos harruar edhe t’i falenderonte ata për këtë banderolë shumë të veçantë./ Përgatiti Ernest Koçi