Serie A e futbollit është në javën e 20-të. Në 15:00 gjithçka nisi me barazimin 2-2 mes Empolit dhe Torinos. Në 18:00 Inter fitoi 1-2 me Cremonesen, ndërsa në 20:45 Atalanta fitoi 2-0 me Sampdorian me Gjimshitin titullar.
Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli vendas barazoi 2-2 me Torinon. Vendasit e Zanettit ishin në avantazhin e dy golave deri në minutën e 82, duke mos mbajtur dot epërsinë. Luperto në minutën e 37 dhe Marin në të 69 minutë dërguan Empolin në epërsinë 2-0. Në fundin e ndeshjes, Ricci në të 82 minutë dhe Sanabria në minutën e 85 dërguan shifrat në 2-2. Me 27 pikë, Torino mban vendin e tetë ndërsa në vendin e 10 me 26 pikë është Empoli. Në fushë për Empolin për 18 minuta luajti edhe Bajrami.
Inter fitoi 1-2 në transfertë me Cremonesen për javën e 20-të në Serie A. Zikaltërit e Inzaghit iu falën formës së mirë të Lautaro, duke përmbysur vendasit. Ndeshja nisi mirë për Cremoneses, që përballë tifozëve të vet kaloi në avantazh me golin e Okereke në minutën e 11 të takimit. Goditja perfekte nga jashtë zone nuk u ndal nga Onana, me sferën që përfundoi në trekëndësh. Vetëm dhjetë minuta më vonë, në të 21 minutë, Lautaro Martinez shënoi për 1-1. Ka qenë sërish argjentinasi që në pjesën e dytë (minuta 65) shënoi për 1-2 pas asistit të Dzeko-s. Në fushën e lojës u fut edhe Asllani që zëvendësoi Calhanoglu në minutën e 67 të ndeshjes. Me 40 pikë Inter shkon në vendin e dytë momentalisht, 10 pikë pas Napolit (një ndeshje më pak). Cremonese me tetë pikë qëndron në fundin e klasifikimit.
Serie A - java 20-të:
Empoli 2-2 Torino
18:00 Cremonese 1-2 Inter
20:45 Atalanta 2-0 Sampdoria
E diel:
12:30 Milan - Sassuolo
15:00 Juventus - Monza
18:00 Lazio - Fiorentina
20:45 Napoli - Roma
Renditja: