Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero', vendasit e Elches u turpëruan 0-5 nga Barcelona. Katalanasit treguan se janë një 'kockë e fortë' dhe se rivalët do e kenë të vështirë për t'i zbritur nga froni. Barça kaloi në epërsi pas 14 minutash lojë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Raphinha. Braziliani ishte sërish protagonist kur në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë asistoi për golin e dytë të shënuar nga Karim Adeyemi. Hansi Flick mori një lajm jo të mirë, kjo pasi në minutën e 45 Gavi la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij u fut Pedri.

Lamine Yamal ishte në hije në këtë duel dhe në minutën e 65-të i la vendin Anthony Gordon. Anglezi, i afruar në këtë merkato, tregoi cilësitë e tij duke bërë 'kamerierin' në dy golat e radhës, fillimisht për dopietën e Raphinhas dhe golin e Fermin Lopez. Ky i fundit shënoi edhe golin e pestë duke vulosur 'shuplakën' që Barça i dha Elches.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Barcelona 'shuplakë' Elches, Atletico ndalet në shtëpi nga Villarreali! Tension te madrilenët


S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55

    Si po menaxhohet situata me zjarret?