La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi gjatë fundjavës pjesën më të madhe të ndeshjeve të raundit të 25-të. Të dielën në 'Camp Nou' Barcelona fitoi 3-0 kundër Levantes dhe rikthehet në krye të renditjes me 61 pikë, një më pak se Real Madridi. 'Galaktikët' u mposhtën 2-1 të shtunën nga Osasuna në udhëtim.
Katalanasit e Hansi Flick nuk e patën të vështirë përballjen kundër Levantes duke kaluar në epërsi pas vetëm katër minutave lojë me Marc Bernal. Në minutën e 32-të ishte de Jong që përfitoi nga pasimi i Cancelos dhe shënoi golin e dytë.
Nëntë minuta para fundit të sfidës kishte vend edhe për golin e Fermin, i asistuar nga Lamine Yamal. Ky i fundit festoi të dielën 100 fitore me fanellën e Barçës.
Komente





