JAPONI - Bayern Munich fitoi 0-1 me Kawasaki Frontale në stadiumin "Olimpik" në Tokyo. Përballë 45.289 tifozëve vendosi goli i Stanisic në minutën e 57 të ndeshjes. Skuadra e Thomas Tuchel vijon përgatitjet në turneun aziatik, teksa trajneri po sheh gjendjen fizike të të tijve.
Edhe pse pritej që bavarezët të shënonin gola në përballjen e sotme, vetëm një gol vendosi sfidën. Pjesa e parë ishte me disa raste, me vendasit që u mbrojtën mirë. Në 45 minutat e dyta trajnerët bënë shumë zëvendësime, duke ndërruar thuajse të gjithë lojtarët.
Do duhej minuta e 57 e ndeshjes që pas një gabimi të japonezëve, gjermanët të përfitonin dhe të shënonin me Stanisic. Vrapimi i bukur i lojtarit dhe pasi final i Gravenberch bëri që Bayern të fitonte në Japoni. Kujtojmë se pak ditë më parë Bayern Munich u mund 2-1 nga Manchester City, po në tokën japoneze.