Bundesliga gjermane e futbollit mbylli të mërkurën raundin e 17-të. Bayern Munich fitoi 5-0 në shtëpi kundër Hoffenheim dhe krijon shkëputjen në krye të renditjes, duke lënë pas me katër pikë Leverkusenin.
Në Munich ndeshja u zhbllokua pas vetëm shtatë minutave lojë me golin e Sane, teksa Guerreiro dhe Kane shënuan edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë sërish Sane dhe më pas Gnabry i dërguan shifrat në 5-0 për të bërë që bavarezët të jenë në krye të renditjes dhe në pozita komode.
Të mërkurë Bochum fitoi 1-0 kundër St. Pauli, Stuttgart mposhti 2-1 RB Leipzig, Augsburg mposhti 0-2 Union Berlin dhe Uerder Bremen barazoi 3-3 kundër Heidenheim.