HIMARË - Kandidati i PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri ka krijuar një situatë të tensionuar në një qendër votimi në Lukovë, teksa është futur në qendrën e votimit në Lukovë duke ushtruar presion ndaj komisionerëve. Por përpos kësaj situate, Beleri duket se do ta ketë te pamundur të votojë. Kjo pasi kandidati ka denoncuar në polici se i ka humbur karta e identitetit.

Ora 18:05 Beleri me vertetim nga policia, refuzohet sërish të votojë
Kandidati i PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri është paraqitur sërish në qendrën e tij të votimit, këtë herë me vërtetim nga policia, por sërish nuk është lejuar të votojë.

Incidenti në qendrën e votimit në Lukovë
Në një video të filmuar nga korrespondenti i A1 Report në Himarë, Beleri shfaqet brenda qendrës së votimit. Në video dëgjohen debatet me komisionerët ndërsa qytetarët i drejtoheshin kutive për të shprehur vullnetin e tyre me votë për kandidatët për këtë bashki.

Pas debateve, i shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë Bejleri është nxjerrë nga qendra e votimit.
 
Sipas burimeve, dyshohet që Bejleri të ketë qenë edhe në qendra të tjera dhe të ketë ushtruar presion, megjithatë informacionet janë ende në verifikim. PBDNJ përmes njoftimeve të njëpasnjëshme për shtyp ka denoncuar incidente në bashkitë e jugut, ku ajo garon me kandidatë për kryetar bashkie. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)