Argjentina fitoi trofeun e tretë të Kupës së Botës. Festa e argjentinasve ka qenë e madhe, me disa prej tifozëve që kanë kaluar në çmenduri. Një prej ultrasve ka bërë tatuazh emrin e Messit në fytyrë. Sulmuesi dhe kapiteni i "Albiceleste" udhëhoqi të tijtë te titulli kampion pas 36 vitesh, duke u konfirmuar si ndër lojtarët më të mirë në botë.
Për këtë, një tifoz vendosi të bëjë tatuazh emrin e Messit në ballë. Veç saj, në një nga faqet tifozi duket se ka të shkruar "Dios" ose Zoti, siç Messi ka një nga nofkat. Dashuria për Messin dhe emocioni për Kupën e Botës ka sjellë çmendurinë e radhës nga tifozi, që do ketë mbishkrimin në fytyrë për gjithë jetën.