ISIS ka postuar  një video ku tregohet terroristi Amedy Coulibaly para sulmeve në Paris. Në sfond me flamurin e ISIS, Coulibaly tregon se si i ka koordinuar veprimet e tij me dy vëllezërit Saeed e Sharif dhe Kouachi për të kryer sulmet në revistën Charlie HEBDO. 

Ai krenohet me shtetin islamik, që sipas tij iu ka dhënë para atij dhe vëllezërve Kouachi për të blerë pajisjet për të bërë sulmet.
 
“Ju sulmuat kalifatin, Shtetin Islamik dhe ne ju sulmojmë”. Veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe një armë në krah, Coulibaly shpjegoi edhe arsyen e sulmit: “Çdo gjë që ne bëjmë është e ligjshme. Nuk mund të sulmoni dhe të pretendoni se ne nuk mund t’u përgjigjemi. Ju dhe koalicioni juaj keni vrisni civilë dhe luftëtarët tanë çdo ditë”, thotë ekstremisti. 

​Dhe në fund terroristi duket se kërkon t’u bëjë një thirrje për luftë muslimanëve kur thotë: “Çfarë mendoni të bëni kur profeti ynë ofendohet kaq rëndë? Çfarë mendoni të bëni kur motrat tona të përdhunohen dhe popullsi të tëra të masakrohen?”