Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 19-të. Me fillim nga 15:00 u zhvilluan pesë ndeshje. Bochum fitoi 5-2 me Hoffenheim, Dortmund mposhti 5-1 Freiburgun, Eintracht Frankfurt fitoi 3-0 me Hertha Berlin, Koln dhe Leipzig u ndanë 0-0, teksa Union Berlini dhe Mainz u ndanë 2-1. Me një ndeshje më pak, Bayern Munich zbret në vendin e dytë, teksa Union Berlin merr kreun me 39 pikë.
Në "Signal Iduna Park" të Dortmundit, vendasit e Borussia fituan 5-1 me Freiburgun. Miqtë mbetën me një lojtar më pak pas largimit të Sildillia me karton të kuq. Schlotterbeck në minutën e 26-të kaloi në epërsi Dortmundin, teksa Holer barazoi në minutën e 45. Adeyemi, Haller, Brandt dhe Reyna shënuan katër herë të tjera për Dortmund, që në fund fitoi 5-1. Golin e parë në Bundesligë e shënoi edhe Sebastian Haller, sulmuesi i Dortmund që kaloi dy operacione për të hequr tumorin në testikuj. Për sulmuesin ky ishte goli i parë zyrtar me verdhezinjtë.
Bundesliga - java 19-të:
Bochum 5-2 Hoffenheim (Hofman 22', Forster 30', Asano 40', Masovic 69', Broschinski 83' ' Dabbur 77')
Dortmund 5-1 Freiburg (Schlotterbeck 26', Adeyemi 48' Haller 51', Brendt 69' Reyna 82' / Holer 45')
Eintracht Frankfurt 3-0 Hertha Berlin (Kolo Muani 21', 28', Buta 90+4')
Koln 0-0 Leipzig
Union Berlin 2-1 Mainz (Behrens 32', Siebatcheu 84' / Ingvartsen 78')
18:30
18:30 Borussia MGladbach 0-0 Schalke
Renditja: