Në "Dall'Ara" vendasit e Bolognas ia dolën të bënin surprizën dhe të mposhtnin thellë 5-0 Lazion. Befasi për kryeqytetasit e Marco Baronit që shohin të parakalohen nga Bologna dhe të dalin jashtë zonës Champions. Sfida u zhbllokua nga Odgaard pas 16 minutave lojë, ndërsa Orsolini, Ndoye, Castro dhe Fabbian e shkruan emrin në listën e golashënuesve në pjesën e dytë. Sfidë për t'u harruar për Lazion që mbetet në kuotën e 51 pikëve, ndërsa Bologna me 53 pikë merr përkohësisht vendin e katërt.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?