Në "Marc'Antonio Bentegodi" Verona vendase vijon të vuajë fundin e ftohtë të klasifikimit, teksa u mposht 2-3 nga Bologna. Me humbjen e 11-të këtë sezon, veronezët janë në një situatë delikate. Paçka se kaluan të parët në epërsi me Orban pas 13 minutave lojë, Verona e pa veten të përmbysej dhe të pësonte tre gola në pjesën e parë nga Orsolini, Odegaard dhe Castro. Paçka se ngushtoi shifrat me autogolin e Freuler në minutën e 71-të, Verona pa humbjen e 11-të sezonale dhe mbetet në fundin e klasifikimit me 13 pikë, aq sa ka edhe Pisa. Nga ana tjetër Bologna ngjitet në kuotën e 30 pikëve për vendin e tetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Shkurt, 09:49

    Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?