Premier League është rikthyer në aksion pas më shumë se një muaji pushim. Botërori i Katarit bëri që kampionati anglez dhe shumë të tjerë të shtyheshin, teksa në ishull futbolli u rikthye me surpriza. Sot do zhvillohen shtatë duele për javën e 17-të, teksa gjithçka nisi me barazimin 2-2 të Brentford dhe Tottenham. Në ndeshjet e orës 16:00 Fulham fitoi 0-3 në transfertë me Crystal Palace, Everton humbi 1-2 me Wolves, Newcastle mposhti 0-3 Leicester, teksa Brighton mori fitore 1-3 me Southampton. Në "Villa Park", Liverpool fitoi 1-3 me Aston Villa. Arsenal fitoi 3-1 me West Ham dhe kryeson Premier League.
Premier League - java 17-të:
13:30
Brentford 2-2 Tottenham
16:00
Crystal Palace 0-3 Fulham
Everton 1-2 Wolves
Leicester 0-3 Newcastle
Southampton 1-3 Brighton
18:30
Aston Villa 1-3 Liverpool
21:00
Arsenal 3-1 West Ham
Në "Brentford Community Stadium" në Londër, Brentford dhe Tottenham barazuan 2-2, me djemtë e Contes që marrin një pikë të vyer për vetë mënyrën sesi shkoi loja. Në avantazh vendasit kaluan qysh në minutën e 15-të me Janelt, teksa dominuan pjesën e parë edhe me golin e anulluar të Toney në të 43 minutë.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin rritëm, teksa Toney shënoi për 2-0. Kur u duk se Brentford kishte gjithçka në kontroll, Harry Kane në minutën e 65 shënoi për 2-1, duke ndezur shpresat për Spurs. Do duhej minuta e 71 me Hojbjerg që shënoi për 2-2. Me këtë pikë Tottenham shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Brentford me 20 pikë mban vendin e 9-të.
Për javën e 17-të në Premier League Newcastle fitoi 0-3 me Leicester. Në stadiumin "King Power" të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Në minutën e tretë Wood kaloi në avantazh Newcastle, teksa në të shtatën ishte Almiron ai që preu shpresën e vendasve për pikë me golin e dytë. Në të 32 ishte radha e Joelinton që vulosi duelin për 0-3. Me këtë fitore Newcastle shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e dytë, duke pritur ndeshjet e tjera. Leicester mbetet në vendin e 13-të me 17 pikë.
Everton humbi 1-2 në shtëpi me Wolves për javën e 17-të në Premier League. Në "Goodison Park" ndeshja u vendos në minutën e fundit falë një kundërsulmi të miqve që përmbysën ndeshjen. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Yeri Mina në minutën e 7-të të takimit, teksa Podence barazoi në minutën e 22. Kur pritej që arbitri të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, ishte Ait Nouri që në minutën 90+5' shënoi për 1-2 falë një kundërsulmi të shpejtë. Me këto tri pikë Wolves shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e 18-të, një vend dhe një pikë më pak se Everton.
Në "Selhurst Park" për javën e 17-të të Premier League, Fulham fitoi 1-2 në transfertë me Crystal Palace. Mes 25 mijë të pranishmëve, vendasit e panë veten me 9 lojtarë në fundin e 90 minutave pas daljes me karton të kuq të Mitchell dhe Tomkins. Dueli u hap me golin e Reid në minutën e 31, teksa Ream në të 71 minutë dhe Mitrovic në minutën e 80 siguruan fitoren e Fulham. Me 22 pikë Fulham shkon në vendin e tetë, ndërsa me 19 pikë Crystal qëndron në vendin e 11-të.
Brighton fitoi 1-3 në transfertë me Southampton për javën e 17-të në Premier League. Në "St. Mary Stadium" skuadra e Nathan Jones vijon të zhgënjejë, me "Shenjtorët" që janë në fundin e Premier League me 12 pikë. Ndeshja u zhbllokua nga Lallana në minutën e 14-të, teksa Perraud shënoi autogol në minutën e 35 për rezultatin 0-2. Në minutën e 56 March shënoi për 0-3, teksa Uard-Prouse shënoi për rezultatin final 1-3 në minutën e 73. Brighton me 24 pikë mban vendin e 7-të.
Liverpool fitoi 1-3 në transfertë me Aston Villa. Në Villa Park në Birmingham, djemtë e Klopp kaluan shumë shpejt në avantazh pas vetëm pesë minutash lojë me Salah. Pas asistit të Robertson egjiptiani nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. Në të 20 minutë për Liverpool u anullua edhe një gol nga VAR me Matip. Do duhej minuta e 37 që van Dijk të shënonte golin e dytë për Liverpool. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 59 minutë ishte radha e Uatkins që të shkurtonte shifrat në 1-2. Me ndeshjen të hapur, Liverpool do shënonte me të riun Bajceics në minutën e 81 për rezultatin final 1-3. Liverpooli me 25 pikë qëndron në vendin e 6-të, teksa Aston Villa mbetet në vendin e 12 me 18 pikë.
Arsenal fitoi 3-1 me West Ham për javën e 17 në Premier League. "Topçinjtë" përmbysën ndeshjen në "Emirates" duke siguruar vendin e parë edhe pas kësaj jave, duke mbajtur distancën nga Newcastle.
Ishte West Ham që kaloi në avantazh me Benrahma në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë Arsenal shënoi tre herë. Festivali i golave nisi me Saka në minutën e 53, Martinelli në minutën e 58 dhe më pas Nketiah në minutën e 69. Te goli i dytë Xhaka dhuroi një asist. Me 40 pikë Arsenal qëndron në krye të Premier League, teksa West Ham me 14 pikë mban vendin e 16-të.
Renditja:

Liverpool fitoi sot 1-3 me Aston Villan për javën e 17-të në Premier League. Muhamed Salah, sulmuesi i Liverpool shënoi gol dhe dhuroi një asist për të tijtë, teksa futet në historinë e klubit. Egjiptiani ka shënuar 172 gola me të kuqtë, aq sa ka edhe legjenda e klubit Kenny Dalglish. Nëse Dalglish këtë numër golash e arriti në 515 ndeshje, Salah-ut i janë dashur 172 takime. Veç saj, Momo Salah bëhet lojtar i parë pas Steven Gerard në historinë e Premier League që shënon +50 gola dhe jep + 50 asiste.
Liverpool fitoi 1-3 në transfertë me Aston Villa. Në Villa Park në Birmingham, djemtë e Klopp kaluan shumë shpejt në avantazh pas vetëm pesë minutash lojë me Salah. Pas asistit të Robertson egjiptiani nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. Në të 20 minutë për Liverpool u anullua edhe një gol nga VAR me Matip. Do duhej minuta e 37 që van Dijk të shënonte golin e dytë për Liverpool pas asistit të Salah. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 59 minutë ishte radha e Uatkins që të shkurtonte shifrat në 1-2. Me ndeshjen të hapur, Liverpool do shënonte me të riun Bajceics në minutën e 81 për rezultatin final 1-3. Liverpooli me 25 pikë qëndron në vendin e 6-të, teksa Aston Villa mbetet në vendin e 12 me 18 pikë.