Premier League është në javën e 20-të. Gjithçka këtë të shtunë nisi në orën 13:30, teksa në "Old Trafford" Manchester United fitoi 2-1 me Manchester City-n, duke veshur të kuq derbin. Në orën 16:00 u zhvilluan katër ndeshjet e tjera. Brighton fitoi 3-0 me Liverpool, Southampton fitoi 1-2 në transfertë me Everton, Nottingham fitoi 2-0 me Leicester dhe Wolves fitoi 1-0 me West Ham.
Në stadiumin "Amex", vendasit e Brighton fituan 3-0 me Liverpool. Golat u shënuan në pjesën e dytë. March me dopietë në minutat 47 dhe 53 shokoi të kuqtë, ndërsa Welbeck në minutën e 82 shënoi për 3-0. Me këtë fitore Brighton parakalon Liverpool në renditje. Brighton me 30 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Liverpool me 28 pikë ndodhet në vendin e tetë.
Manchester United fitoi 2-1 me Manchester City për javën e 20-të të Premier League. Të kuqtë e ten Haag përmbysën djemtë e Guardiolës, duke marrë tri pikë në "Old Trafford". Në praninë e 75 mijë tifozëve, vendasit nuk zhgënjyen duke iu afruar City-t në renditje. Në pjesën e parë skuadrat nuk mundën të dilnin te goli, teksa festa ishte rezervuar për 45 minutat e dyta. Gjithçka nisi në minutën e 60, atëherë kur asisti i De Bruyne u shfrytëzua bukur nga Grealish, për të kaluar Manchester City-n në avantazh. Në minutën e 78 Bruno Fernandes vendosi ekuilibrat në 1-1, ndërsa festa erdhi në minutën e 82, me Marcus Rashford që çoi peshë stadiumin me golin e avantazhit për United. Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, vetëm një pikë më pak se City që mban vendin e dytë.
Renditja: