Armando Broja nuk mundi t’i shmnagë humbjen Chelsea-s në supersfidën kundër Manchester United. “Djajtë” fituan 2-1 kundër londinezëve falë dopietës së Scot McTominay, ndërsa Cody Palmer vetëm sa barazoi përkohësisht.
Në minutën e 77 Pochetino hodhi si zëvendësues Brojën, i cili mori vendin e Modryk dhe që i shkoi shumë pranë golit, por topi i goditur me kokë u ndal në shtyllën e Onana-s. Për Chelsea-n kjo ishte humbja e 6 sezonale, ndërsa United u rikthye te fitoret pas disfatës kundër Newcastle.
Befasi e madhe ishte edhe humbja e Manchester City-t. Të besuarit e Guardioës, të cilët vinin pas 3 barazimeve rradhazi, u mposhtën në Villa Park nga Aston Villa me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 74 nga Bailey, ndërsa falë këtij suksesi Aston Villa u ngjit në vendin e tretë duke parakaluar Manchester City-n.
Sakaq ndryshe paraqitet situata te Liverpool, që në transfertën e Sheffield United bëri detyrën duke fituar 0-1. Goli tre pikësh u realizua nga kapiteni Van Dijk, ndërsa ‘the reds’ u rikthyen në vendin e dytë me 34 pikë, 2 më pak se Arsenali kryesues.