Brenda muajit qershor bulevardi i ri i Tiranës do të jetë gati. Në videon e publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook, dallohet qartë ritmet e shpejta me të cilat kanë ecur punimet si dhe angazhimin e punonjësve të angazhuar për të përfunduar sa më shpejt dhe me cilësi punimet.
“Vazhdon #mbjellja e pemëve e nisim punën për #ndriçimin. Për pak muaj jemi gati te #BulevardiRi! Pas Pazarit të Ri, një tjetër shembull se Tirana transformohet me punë e jo me llafe”, shkruan Veliaj.
Gjithçka tashmë ka marrë formë dhe krahas shtrimit të pllakave, ka filluar edhe mbjellja e pemëve , ndërsa për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është përfunduar edhe parkimi nëntokësor.
Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohen godinat e mjaft institucioneve publike, kulturore, artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i bulevardit të ri po shton gjelbërimin në këtë zonë dikur të harruar.
Krahas zhvillimit ekonomik të zonës, krijimit të vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit dhe zhvillimit të projekteve të reja përgjatë këtij korridori, ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës ka filluar që të japë rezultatet e para të drejtpërdrejta edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke e vendosur Tiranën në trajektoren e zhvillimit të një qyteti modern europian, ku punohet dhe jetohet më mirë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?
-
Shumë
8.8%
-
Pak
33.8%
-
Aspak
57.4%
Vota total: 861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetërsimi i pronave në Himarë, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për lirim nga qelia
26 Qershor, 13:49
-
Greqi/ Sherr me thika në burgjet e Korydallos, një shqiptar mbetet i vrarë, një tjetër i plagosur (EMRI)
26 Qershor, 13:48
-
Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE
26 Qershor, 13:39
-
Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Kemi nisur hetim administrativ! Do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Jeta e njeriut s'mund të shihet si mall tregu
26 Qershor, 13:33
-
Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro, për punonjësit socialë 910 euro
26 Qershor, 13:27
-
Fatos Çoçoli: 1 milionë pasagjerë për Aeroportin e Vlorës?
26 Qershor, 13:23
-
Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik! Përfitojnë 135 mijë punonjës
26 Qershor, 13:09
-
Salianji zbardh dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin TIMS: Sistemi mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar
26 Qershor, 13:03
-
Dosja/ Ilaçet për të sëmurët me kancer i ndante kryeinfermier Afrimi! Porosia: Mos bëni ndere kur të jetë Elidoni në turn
26 Qershor, 12:52
-
Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT + FOTO)
26 Qershor, 12:34
-
Dosja/ Skandali te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët: Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë
26 Qershor, 12:30
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator
26 Qershor, 12:30