Celine Dion ka përlotur qindra të ftuar që ndoqën 'live' përformancën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards.
Këngëtarja kanadeze dhuroi një interpretim emocionues në nder të viktimave që humbën jetën tragjikisht gjatë sulmeve në Paris në fillim të muajit.
Ylli botëror i muzikës këndoi në frengjisht 'Himnin e Dashurisë' të Edith Piaf's, ndërsa mbrapa shpinës së saj, në një ekran gjigand pasqyroheshin peizazhe të Parisit, në ditët e tij më të bukura dhe pas masakrës terroriste.
Në fund të performancës së ndjerë, e gjithë salla është ngritur në këmbë dhe ka duartrokitur interpretimin e këngëtares me sy të përlotur.