VIDEO/ Chelsea me Brojën i gëzohen penalltive, kalon në gjysmëfinale të Kupës i Ligës! Granada s'ngre kokë, Uzuni luan si zëvendësues

VIDEO/ Chelsea me Brojën i gëzohen penalltive, kalon në gjysmëfinale të Kupës i Ligës! Granada s'ngre kokë, Uzuni luan si zëvendësues

Chelsea duke festuar kualifikimin

Në Angli Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, duke eliminuar me penallti Neëcastle. Miqtë kaluan të parët në avantazh në Londër pas një gabimi trashanik në mbrojtje, ndërsa disa minuta më pas, ekzaktësisht në të 32 u aktivizua edhe Armando Broja. U desh të akordohej shtesa që Mudryk të barazonte shifrat në 1-1 dhe ta dërgonte çerekfinalen tek penalltitë. Aty londinezët u treguan më të saktë duke fituar 4-2.

Në La Liga Atletico Madrid ka hedhur në erë dy pikë, duke barazuar në shtesë me rezultatin 3-3. Ekipi i drejtuar nga Simeone udhëhiqte 3-1 deri në minutën e 86 edhe pse në pjesën e parë kishte mbetur me 10 lojtarë. Megjithatë në fund, sëpari shkurtoi diferencat Rodriguez, ndërsa në shtesë Mayoral me golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin vulosi rezultatin përdundimtar.

Sakaq Granada e Uzunit, i cili të martën u aktivizua si zëvendësues, u mposht 0-3 nga Sevillia në javën e 17 të La Liga-s.

 

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur

OBSH: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur