Manchester City fitoi 0-1 me Chelsea në transfertë për javën e 19-të në Premier League. Dueli në "Stamford Bridge" u vendos në pjesën e dytë me golin e Mahrez.
Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, me dy skuadrat që nuk kanë dashur të rrezikojnë. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 63 minutë, Mahrez shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Një aksion i bukur me shumë pasime, bëri që Grealish të pasonte bukur për Mahrez, me topin që kaloi gjithë pasqyrën e portës për të përfunduar në këmbët e sulmuesit dhe më pas në rrjetë.
Pas kësaj ndeshje, Manchester City shkon në kuotën e 39 pikëve për vendin e dytë, pesë më pak se Arsenal kryesues. Chelsea me 25 pikë qëndron në vendin e 10-të.