Manchester City bën hapin e parë drejt gjysmëfinales së Champions League. City ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Bayernit të Munihut, në takimin e parë të çerekfinales.
Tre golat u shënuan nga Rodri (27'), Silva (70') dhe Haaland (76'), teksa pati shumë raste në stadiumin “Etihad!”. City ka treguar klasin e kampionit të Anglisë. Në minutën e 27-të, Rodri nga rreth 18 metra ka shënuar eurogol në këndin e djathtë të portierit Sommer Në minutën e 34-të, portieri Yann Sommer ka bërë pritje të shkëlqyeshme. Ai e ndali gjuajtjen e Ilkay Gundogan (Manchester City).
Leroy Sane nuk është i saktë në dy raste, në minutën e 46-të dhe të 49-tën. Në minutën e 58-të, Ruben Dias (Manchester City) humb një mundësi të mirë! Ai godet fuqishëm por portieri Sommer e dërgon në korrne. City tani do ta pret me qetësi takimin e kthimit pas një jave në “Allianz – Arena” në Munih.
Manchester City 3-0 Bayern Munich full match highlights ???? and all goals by Rodri, Silva, and Haaland.#MCIBAY #MCIFCB #مانشستر_سيتي #ChampionsLeague pic.twitter.com/7aY8QYCZmX
— AlAudhli العوذلي (@AAudhli) April 12, 2023
Manchester City ka dyfishuar rezultatin përballë Bayern Munchen. Ka qenë portugezi Bernardo Silva ai i cili ka shënuar një gol nga krosimi i Haaland në minutën e 70-të. Shpresat e bavarezëve për të pasur një rezultat të mirë në këtë ndeshje të luajtur në Angli.
GOAL! Manchester City 2-0 Bayern München (70 Bernardo Silva)
— TheFootballHub (@TheFootballHubs) April 11, 2023
pic.twitter.com/8SNbsRejFG