Serie A e futbollit mbylli raundin e shtatë me barazimin 1-1 mes Cremoneses dhe Udineses. Në stadiumin 'Giovanni Zini' ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi pas vetëm katër minutave lojë me golin e Terraccionos, ndërsa në pjesën e dytë Zaniolo vendosi ekuilibrat duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-1 dhe skuadrat të merrnin nga një pikë.
Ky raund në Serie A vendosi edhe një rekord negativ, me vetëm 11 gola të shënuar në dhjetë takime. Rekordi i mëparshëm ishte 13-të. Barazimi 1-1 midis Cremonese dhe Udinese mbylli një javë që pati katër barazime 0-0. Në të kaluarën, ka pasur katër sezone në të cilat janë regjistruar javë me numër golash të ulët (13).
Më i afërti është raundi i dytë i sezonit 2022-23, një kampionat që kulmoi me fitoren e Napolit të Luciano Spallettit. Një tjetër moment është në sezonin 2017-18. Duke shkuar më tej në kohë, pati dy sezone të tjera me këtë rekord negativ, raundi i nëntë i sezonit 2010-11 dhe i njëmbëdhjeti i sezonit 2004-05.
Komente





