Cristiano Ronaldo vazhdon me realizimin e golave. Ylli portugez, i cili pas një dite do të mbushë 40 vjeç, vazhdon të zgjasë serinë e golave dhe këtë herë e bëri në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Pikërisht në përballjen me Al Wasl, fituar me rezultatin 4-0 nga Al Nassr-i i tij. Me dopietën e shënuar, CR7 arriti shifrën e pabesueshme të 923 golave ​​në të gjithë karrierën e tij si futbollist.

Në minutën e 44-t, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi. Goli i dytë erdhi në minutën e 78-të, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?