Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror, duke shënuar golin e tij të 971-të në karrierë, diçka që ndodhi të enjten në fitoren e Al Nassr 2-4 kundër Al Shabab në ligën e Arabisë Saudite.

Ylli portugez realizoi me një goditje nga pranë portës, duke kontribuar në golin e tretë të të tijve pas 75 minutash lojë. Pas golit, Ronaldo shpërtheu në festë, duke treguar edhe një herë pasionin dhe përkushtimin që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Ky ishte edhe një realizim i veçantë për të, i 100-ti gol me fanellën e Al Nassr.

Edhe në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të luajë me të njëjtën uri për sukses, duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës historike prej 1 mijë golash, një arritje që do ta vendoste përfundimisht në panteonin e legjendave të futbollit botëror.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?