Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e nëntë me Al Nassr në Arabinë Saudite. Për raundin e 21-të në kampionat, Al Nassr fitoi 2-1 me Abha dhe CR7 ka shënuar golin e barazimit për të tijtë në shtëpi.

Në "MrSool Park", Al Nassr u ndëshkua në minutën e 26-të nga Adam. Vendasit e Ronaldos në pjesën e dytë u treguan më të vendosur, teksa shënuan me Ronaldon në minutën e 79-të.

Goditja e dënimit të Ronaldos "çau murin" dhe u ndal pas krahëve të portierit. Në minutën e 84 Talisca nga pika e bardhë e penalltisë shënoi për 2-1, me Al Nassr që përmbysi ndeshjen. Me 49 pikë, Al Nassr mban vendin e dytë në kampionat.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?