ARABIA SAUDITE - Al Nassr fitoi 0-2 kundër Al Hazem për raundin e gjashtë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Golat për miqtë u shënuan nga Joao Felix në minutën e 25-të dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 88-të.

Për CR7 ky ishte goli numër 950-të në karrierë, ndërsa portugezi kërkon më shumë dhe objektivi është shënimi i 1000 golave. Edhe pse në moshën 40-vjeçare, Ronaldo ka treguar se është në formë të shkëlqyer sportive duke udhëhequr ekipin e tij drejt vendit të parë me 18 pikë të plota gjatë këtij sezoni të ri.

Pas fundit të sfidës, Ronaldo ka reaguar në kanalet e komunikimit duke thënë se kërkon më shumë gola. “I lumtur që e kam ndihmuar ekipin të fitojë dhe që kam shënuar 950 gola. Jam gjithmonë i uritur për më shumë", ka shkruar Ronaldo.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?