Cristiano Ronaldo më në fund ka arritur të gjejë golin e parë zyrtar me Al-Nassr në Arabi. Në ndeshjen e tretë zyrtare sulmuesi portugez ka shënuar golin e barazimit për ekipin e tij. Ronaldo shënoi nga pika e penalltisë për rezultatin 2:2.
Al-Nassr luajti jashtë fushe kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të në Ligën Profesionale Saudite.

Ronaldo, që është titullar dhe kapiten te skuadra e tij, shpërdoroi dy raste të mira shënimi. Të dy rastet e 37-vjeçarit ishin në pjesën e parë.

