Marc Cucurella, mbrojtësi spanjoll i Chelsea dhe bashkëshortja e tij Claudia Rodriguez kanë ndarë së fundmi udhëtimin e tyre emocional të rritjes së djalit të tyre, Mateo, i cili vuan nga autizmi.
Në një intervistë për sezonin e dytë të serialit dokumentar "Married to The Game", Claudia foli hapur rreth sfidave me të cilat u përballën pas diagnozës së Mateos.
Ajo theksoi rëndësinë e punës në grup në marrëdhënien e tyre, duke deklaruar: "Duhet shumë kohë, duhet të vizitosh shumë mjekë dhe duhet të gjesh një problem për të gjetur një zgjidhje. Dhe pas kësaj, duhet të jesh një ekip me partnerin tënd. Është kaq e vështirë për çiftin, është shumë e vështirë."
Marc Cucurella foli gjithashtu për vështirësitë që hasën, veçanërisht gjatë viteve të para të Mateos. Ai kujtoi se si Mateo luftoi për t'u përshtatur me shkollimin tradicional, shpesh duke u mërzitur dhe duke pasur nevojë të merrej herët për në shtëpi.
Familja gjeti një shkollë të specializuar në Londër që ofroi mbështetjen që i nevojitej Mateos, duke çuar në përmirësime të rëndësishme. Marc u shpreh se të parit përparim të vogël tek Mateo sjell kënaqësi të jashtëzakonshme, duke deklaruar: "Kur arrin diçka, qoftë edhe një hap të thjeshtë përpara, kjo të jep shumë më tepër kënaqësi." Çifti nuk i mbajti lotët gjatë gjithë rrëfimit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.4%
-
Keq
34.6%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish lojtari i Chelsea bën rrëfimin prekës: Më kanë mbetur pak ditë jetë
10 Janar, 07:48
-
Stuhia Goretti 'gjunjëzon' Europën! 1000 persona bllokohen në aeroport në Amsterdam, 'ngrin' Parisi, Brukseli dhe Londra
8 Janar, 14:49
-
VIDEO/ Chelsea humbet 2-1 nga Fulham, 'Blutë' pesë ndeshje pa fitore
8 Janar, 11:34
-
GOLAT/ Broja luan 76 minuta të mira, Burnley ndal 2-2 Man. United! Fulham mposht Chelsean, City tre barazime radhazi në Premier League
8 Janar, 10:52
-
Zyrtare/ Shkarkuan Marescan, Chelsea i beson stolin trajnerit 41-vjeçar Liam Rosenior
6 Janar, 11:44
-
'Nuk më hiqni dot qafe'! 'Skifteri' shqiptar sfidon autoritetet në Angli
5 Janar, 14:03
-
Chelsea e shkarkoi në ditën e parë të 2026, Liam Rosenior kandidat për të zëvendësuar Maresca-n! Tifozët kundër
2 Janar, 12:08
-
GOLAT/ Tetë fitore radhazi, Aston Villa përmbys 1-2 Chelsean në Londër dhe garon për kreun e Premier League
28 Dhjetor 2025, 12:59
-
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
23 Dhjetor 2025, 16:31
-
GOLAT/ Arsenali i falet një goli për kreun e Premier League, Man. City pa rivalë! Liverpooli kthehet 'në shina' (Renditja)
21 Dhjetor 2025, 12:41
-
GOLAT/ Spektakël në Premier League, Newcastle dhe Chelsea barazojnë 2-2
20 Dhjetor 2025, 15:54
-
Paratë nga shitja e Chelsea-t t’i shkojnë Ukrainës, Starmer: Abramoviç të paguajë tani ose shkojmë në gjykatë
17 Dhjetor 2025, 17:22