Dëmtim shumë i rëndë për Chris Basham gjatë pjesës së parë në ndeshjen mes Fulham dhe Sheffield United në Premier League. Lojtari i skuadrës mike ka lënduar kyçin e këmbës së majtë pas një përplasje me kundërshtarin dhe kocka e kyçit ka dalë nga pozicioni normal.

Këmba e mbrojtësit është thyer teksa ai po luftonte për një top. Imazhet treguan mënyrën në të cilën këmba e Basham u përdrodh dhe se si të gjithë e kuptuan menjëherë se ishte një dëmtim ndryshe nga ato të zakonshmit. Lojtari doli i oksigjenuar nga fusha.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tottenham fiton me dhjetë lojtarë dhe ngjitet në krye të Premier League, Broja titullar në përmbysjen e Chelsea-t! Strakosha debuton me humbje në 'Old Trafford'