Inter fitoi 1-0 me Atalantën në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, duke kaluar më tej. Në stadiumin "Giuseppe Meazza" në Milano, zikaltërit e Inzaghit iu falën golit të Darmian në minutën e 57 të ndeshjes. Pasimi i Lautaro është shfrytëzuar mirë nga mbrojtësi, me goditjen që u ndal pas krahëve të Musso.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, me skuadrat që më shumë u kujdesën mos pësonin dhe të ishin në garë edhe pjesën e dytë. Goli i Darmian mjaftoi në fund, me Interin që pret fituesin e çiftit Lazio - Juventus për të mësuar kundërshtarin në fazën e radhës.
Te Atalanta Gjimshiti luajti titullar, teksa Asllani te Inter u fut në fushë për 20 minuta në pjesën e dytë duke zëvendësuar Calhanoglu.