Në Premier League derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea prodhoi një nga ndeshjet më unike.
Deri në minutën e 35 të sfidës skuadrat kishin realizuar nga një herë, 3 gola ishin anuluar me VAR, ndërsa Romero ishte ndëshkuar me të kuq. Në pjesën e dytë Tottenham mbeti me 9 lojtarë pasi Udogie mori të dytin të verdhë duke lënë skuadrën në mëshirë të fatit. Deri në fund Chelsea fitoi me shifrat 1-4, por rezultati nuk legjitimoi lojën në fushë. Fatkeqësisht as në këtë ndeshje nuk ishte Armando Broja, i cili vijon të jetë i dëmtuar.
Kjo humbje për Tottenham ishte e parë në këtë sezon, ndërsa për rrjedhojë ‘spursat’ humbën edhe kreun e renditjes në Premier League.