Video/Djali afgan që veshi bluzë
plastmasi, takon idhullin Messi

Video/Djali afgan që veshi bluzë<br />plastmasi, takon idhullin Messi
E mbani mend vogëlushin afgan që improvizoi një bluzë plastmasi me emrin e Messit? Pasi vogëlushi Murtaza Ahmadi mori bluzën origjinale të tij tashmë është takuar me idhullin.
 
Ylli i Barcelonës ka mbajtur në krahë vogëlushin 6-vjeçar pasi patën një takim në Doha, Qatar gjatë ditës së sotme.
 
Murtaza në muajin janar kishte shkruar në një plastams me vija bardheblu emrin e Lionel Messin dhe numrin 10.
 
Fotografitë e postuara në Twitter shoqëroheshin me shkrimin: “Fotografia që e gjithë bota do ta shikojë. Djali 6-vjeçar që ëndërronte të takonte heroin e tij, më në fund e realizoi”.

Barcelona ndodhet në Katar për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Al Ahli.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?