Jane xhiruar imazhe të rralla nga jeta e njerëzve të cilët janë përballur me urrejtjen, për shkak të orientimit të tyre seksual në një vend që konsiderohet si një nga më homofobikët në Evropë.
Gazetarja shpjegon faktin se të qënit pjesëtar i këtij komuniteti përbën ende një problem të madh pasi paragjykimi është në nivele të larta. "Në kushte shumë të vështira, në pesë vitet e fundit është krijuar një lëvizje dinamike LGBT, e cila ka arritur të mbledhë dhe të shënojë disa fitore të rëndësishme për vendin, kundër diskriminimit, -thuhet në dokumentar
Krijimi i “Strehës”, një shtëpi në një vend të fshehtë në Tiranë, ofron strehim për të rinjtë e këtij komuniteti që kanë pësuar sulme të dhunshme edhe nga prindërit e tyre dhe është një nga hapat më të rëndësishëm që kanë pasur sukses.