Premier League zhvilloi ndeshjet e javës së 11. Chelsea doli me tri pikë nga transferta me Aston Villa (0-2), duke iu falur dy golave të Mount. Dopieta e djaloshit bëri që Blutë të marrin një tjetër rezultat pozitiv pas fitores në Champions kundër Milan. Do duhej minuta e gjashtë që Mount të zhbllokonte ndeshjen, ndërsa në të 65 për të vendosur "vulën" e suksesit. Në mnutën e 89 në fushë edhe Broja, që zëvendosi Sterling. Aktivizim më shumë stimulues ky për sulmuesin shqiptar. Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e tretë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenal një gol për shkëputjen, Chelsea fiton në transfertë, ngec United! Liverpool mposht City-n dhe i bën nder 'Topçinjve'







