Cristiano Ronaldo shënoi dopietë për Al Nassr, me skuadrën e portugezit që fitoi 0-5 në transfertë kundër Al Adalh për raundin e 22-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Sulmuesi tanimë shkon në kuotën e 833 golave të shënuar për klube në karrierë, duke lënë pas Ronaldo Nazario da Lima (Fenomeni) dhe Thiery Henry që së bashku kanë shënuar 832 gola.
Ronaldo hapi ndeshjen në minutën e 40-të nga pika e bardhë e penalltisë, për të gjetur dopietën personale në të 66 minutë. Tanimë CR7 vendos rekord të ri me golat për klube, teksa këtë sezon me ekipin e Al Nassr ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të dhurojë dy asiste.
Pas javës së 22-të, Al Nassr mban vendin e dytë në futbollin e Arabisë Saudite, teksa është një pikë më pak se Al Ittihad që kryeson.