VIDEO/ Dopietë në 13 minuta, Sokol Cikalleshi kalon Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite

VIDEO/ Dopietë në 13 minuta, Sokol Cikalleshi kalon Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite

Sokol Cikalleshi gjatë golit të parë

Sokol Cikalleshi ka shënuar dopietë për skuadrën e tij në Arabinë Saudite. Al Khaleej po fiton 2-0 me Damac për javën e 17 të kampionatit, me kavajasin që ka rezultuar "vrastar" para porte.

Sulmuesi i Kombëtares hapi ndeshjen në minutën e 32, kur goditja e tij nga jashtë zone u ndal nga rrjeta. Do duhej më pas e 45 minutë që Cika të gjente sërish golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë.

Tanimë Sokol Cikalleshi shkon në kuotën e pesë golave të shënuar këtë sezon me Al Khaleej në Arabinë Saudite. Në listën e golashënuesve, Cikalleshi lë pas Ronaldon i cili me Al Nass ka shënuar katër gola.

Kujtojmë se shqiptari është i huazuar te Al Khaleej dhe në verë do rikthehet te Konyaspor në Turqi. Kavajasi është duke udhëhequr të tijtë që me këtë tri pikësh dalin nga zona e ftohtë e renditjes.

 
S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Piu fotokosinë para SPAK, ndërron jetë në spital 63 vjeçari nga Lezha, Për kredinë 76 mijë lekë të reja i kishin marrë shtëpinë, tokën, makinën e pagën!

Piu fotokosinë para SPAK, ndërron jetë në spital 63 vjeçari nga Lezha, Për kredinë 76 mijë lekë të reja i kishin marrë shtëpinë, tokën, makinën e pagën!